Sport

City mposht Chelsean dhe fiton Superkupën e Anglisë

Ekipi i Pep Guardiolas e fiton edhe një trofe.

Manchester City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke e fituar Superkupën angleze ndaj Chelseat.

Dy gola të Sergio Agueros ia dhuruan këtë trofe ekipit të Pep Guardiolas që ishte ekip më i mirë përgjatë 90 minutave.

Aguero fillimisht realizoi në minutën e 13-të, kurse golin e dytë e shënoi në pjesën e dytë më saktësisht në të 58-tën.

Kujtojmë se sezoni i ri në Premier Ligë fillon javën tjetër ku City do të kërkojë ta mbrojë titullin e fituar stinorin e shkuar.

You may also like