Sport

Challandes: Jemi gati për Çekinë

Bernard Challandes ka thënë se Kosova është gati për t’u përballur me Çekinë.

Çekia dhe Kosova të enjten takohen në Plzen, në ndeshjen kualifikuese për EURO 2020.

“Ne jemi gati, nëse nuk do të ishim gati do të rrinim në Prishtinë”, ka deklaruar Challandes, përcjell lajmi.net.

“Muriqi është një problem i vogël, duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk kemi një Muriqi të dytë, por do të përgjigjemi si skuadër”.

You may also like