Lajme Sport

Çekia publikon listën për Kosovën, konfirmohet mungesa e madhe

Përzgjedhësi i Republikës së Çekisë, Jaroslav Cilhavy ka publikuar sot listën për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit, atë me Kosovën dhe Bullgarinë.

Më 14 nëntor Çekia pret Kombëtaren tonë në Plzen në një ndeshje vendimtare për kualifikim në EURO 2020.

Në listë mungon sulmuesi më i mirë çek, Patrik Schick, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar.

Schick luan për Leipzigun në Bundesligën gjermane dhe ishte pikërisht lojtari që shënoi gol në ‘Fadil Vokrri’ muaj më parë, në humbjen 2-1 të kombëtares së tij.

You may also like