Lajme Shëndetësi

Brenda 22 muajsh Kosova me Spital të Kirugjisë Pediatrike

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se brenda 22 muajsh do të përfundojë ndërtimi i spitalit të Kirurgjisë Pediatrike.

Këtë ai e tha gjatë vizitës që ua bëri këtyre punimeve së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiun, dhe drejtorin e kompanisë Mabetex, Valon Lluka.

“Kemi shtuar përpjekjet tona të kryejmë të gjitha procedurat, kemi kontaktuar me donatorin kryesor dhe me koncersiumin e tyre që kanë qenë mbikëqyrës gjerman, kompani gjermane dhe kemi arritur të zhbllokojmë procesin. Si e shihni, Spitali Pediatrik ka filluar të marrë formën, që do jetë modern do të ketë paisje moderne me 100 shtretër, 10 mijë metra katrorë, donacion 20 milionë euro, më së i nevojshëm”, u shpreh Ismaili.

Në anën tjetër, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, u shpreh se përfundimi i këtij spitali do të ndihmojë shëndetësinë kosovare.

“Përfundimi i punimeve pas 22 muajsh, do të mundësojë kushte shumë të mira duke llogaritur edhe infrastrukturën tjetër përcjellëse në të gjitha hapësirat e QKUK-së, mendoj se do jetë kompletim i infrastrukturës dhe me paisje, fëmijët do të gjejnë trajtim më të lehtë”, theksoi drejtori Sejdiu.

Gurthemeli për këtë spital është i financuar nga Emiratet e Bashkuara me një shumë prej 20 milionë eurosh.

You may also like