Kulturë Rajoni dhe Bota

”Black Panther” rihap kinematë në Arabinë Saudite pas 35 vjetësh

Në Arabinë Saudite, pritet të hapet kinemaja e parë pas më shumë se 35 vjetësh, ndërsa do të shfaq për fansat filmin ”Black Panther”.

Kjo kinema pritet të hapët më 18 prill, ndërsa është pjesë e një marrëveshjeje të bërë me zinxhirin më të madh të kinemasë në botë, AMC, njofton Klan Kosova.

Marrëveshja me AMC-në, zotëron hapjen e deri 40 kinemave në rreth 15 qytete saudite gjatë pesë vjetëve të ardhshme.

Viti i kaluar ka parë fillimin e një lëvizje të madhe për të sjellë argëtim në Arabinë Saudite si pjesë e Vizionit 2030.

Ky është plani ambicioz për reformën ekonomike dhe sociale nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

 

You may also like