Kulturë

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët

Besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkëve, ku në Shqipëri janë mbajtur meshat tradicionale, raporton Anadolu Agency (AA).

Besimtarët janë mbledhur së bashku në meshën e mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, duke kryer ritet e tyre fetare, ndërsa pjesë ishin edhe përfaqësuesit e Kishës Katolike në Shqipëri.

Një nga traditat e Pashkëve është veza me ngjyra, ndërsa nuk mungojnë edhe vizitat mes besimtarëve për të shprehur urimet njëri-tjetrit.

Ndërkohë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri i vendit, Edi Rama kanë shprehur urimet e tyre për festën e Pashkëve, duke përcjellë mesazhet e urimit për besimtarët katolikë.

“Kjo festë na mbush të gjithëve me frymëzim për ripërtëritjen e besimit, shpresës, optimizmit, vlerësimit të sakrificës dhe përpjekjeve për një të nesërme më të mirë, duke punuar së bashku për këtë qëllim. Të reflektojmë të gjithë për më shumë vëmendje dhe solidaritet, ndaj shtresave më në nevojë të shoqërisë sonë”, thuhet në mesazhin e urimit të Metës, publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë.

Ndërsa Rama ka publikuar një mesazh urimi në rrjetet sociale.

You may also like