Sport

Barcelona mund ta fitojë titullin dhe Kupën e Mbretit javën e ardhshme

Duke e fituar një pikë me Celta Vigon,të martën në mbrëmje, Barcelona është afër që të fitojë dy trofetë vendor.

Trofeu i parë mund të vijë që të shtunën, ku Barcelona do të takohet me Sevillan në Wanda Metropolitano, për Kupën e Mbretit.

Nëse rezultatet shkojnë si duhet për Barcelonën, atëherë trofetë do të jenë në shtëpi.

Së pari, Real Madridi duhet të humbasë me Athletic Bilbaon në Santiago Bernabeu (sot), duke e larguar nga gara skuadrën e vendit të tretë në garën për La Liga.

Barcelona duhet të shpresojë që edhe Atletico Madrid të humbasë në ndeshje me Real Sociedadin, por edhe me Real Betis të dielën.

Nëse kjo ndodh atëherë Barcelona do t’i siguronte të dy trofetë në fundjavë.

Barcelona e ka shumë të vështirë që ta humb trofeun e më të mirit në kampionat, por kur do ta fitojë mbetet të shihet.

You may also like