Tech & Auto

ASUS lanson laptopin e parë me ekran të dyfishtë

I lansuar në eventin ‘Computex 2019’ në Taipei, Asus ZenBook Pro Duo tejkalon laptopët konvencional me detajin e ekranit të dyfishtë.

ZenBook Pro Duo ofron një panel primar prej 15.6-inç dhe një ekran të dytë prej 14-inç, i cili qëndron në krye të tastierës, transmeton lajmi.net.

Ekrani primar 4K OLED është mbresëlënës, i cili ka një raport kontrasti 100,000: 1, mbulon 100 për qind të hapësirës së ngjyrave mbështetje për HDR.

Ekrani sekondar 14-inçësh (diagonal) – Asus po e quan atë ScreenPad Plus – është vendosur mbi kuvertën e tastierës.

Ju mund të tërhiqni dhe të lëshoni çdo dritare në ekranin sekondar; mund të shfaqni deri në tre aplikacione njëherësh ose mund të përdoret si një zgjatim i ekranit primar.

Gjithashtu mund të përdorni dy ekranet si një ekran të vazhdueshëm më të madh.

Në aspektin e specifikave, pajisja do të posedojë deri në 32 GB RAM, 1 TB SSD storage dhe përkrahje për Wi-Fi 6.

Ende nuk është bërë asgjë e ditur në lidhje me çmimin e pajisjes.

You may also like