Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj. Ai është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.

Partia Socialdemokrate ka reaguar në lidhje me arrestimin duke thënë se arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, sipas PSD-së, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.

Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. PSD thotë se është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë, prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre.

 

 

You may also like