Ballina Lajme

Arrestohet biznesmeni kosovar, i kërkuar nga FBI

Është arrestuar biznesmeni kosovar, Imer Shahini, i cili ishte në kërkim nga FBI.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Shahinit, i cili është vëllai i gruas së zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj është arrestuar pas një urdhër arresti ndërkombëtar.

Për Shanihni ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Ndërsa, konfirmimin se ai është arrestuar nga autoritetet e Kosoës e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Më 11.06.2019 – Njësia përkatëse me vendim të urdhër arrestit ndërkombëtar ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

Policia e Kosovës gjithashtu ka arrestuar edhe dy persona tjerë, të cilët ishin të kërkuar ndërkombëtarisht.

Theksojmë që gjatë ditës së djeshme ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, kanë nënshkruar protokollin e instrumenteve të Ratifikimit të Marrëveshjes së Ekstradimit në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

You may also like