Ballina Lajme

Arratisën dy të burgosurit nga burgu i Dubravës

Dy të burgosur janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Dubravë në mëngjesin e sotëm.

Të arratisurit janë K.G nga Ferizaj më vendbanim në Prishtinë për vepër penale “Vjedhje e rëndë” si dhe SH. N, nga Republika e Maqedonisë për vepër penale “Vjedhje e rëndë”.

Shërbimi Korrektues i kësaj qendre bënë të ditur se derisa të burgosurit ishin duke punuar në pavijonin ‘D’ si pastrues kanë shfrytëzuar situatën dhe janë arratisur, transmeton Indeksonline.

Për këtë rast, dy nga zyrtarë korrektues janë suspenduar.

“Dy nga Zyrtarët Korrektues R.G dhe H. H, janë suspenduar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe më urdhër të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa 3 Zyrtarë Korrektues janë liruar në cilësi të dëshmitarëve”, thuhet në shkrimin e tyre.

Në anën tjetër, Prokuroria e Pejës tashmë ka nisur me mbledhjen e informatave për këtë rast.

Zyrtari për informim në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi për Indeksonline kanë thënë se janë në fazën e mbledhjes së informatave me qëllim të arrestimit të personave të arratisur.

“Sot në mëngjes jemi njoftuar për arratisjen nga Qendra Korrektuese në Dubravë, ashtu që Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rastin për vepër penale ‘arratisja e personave të privuar nga liria” nga neni 405 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe jemi në fazën e mbledhjes se informatave me qëllim të arrestimit të personave të arratisur. Po ashtu jemi duke mbledhur informacione me qellim të konstatimit të ndonjë shkelje eventuale të personave përgjegjës të Qendrës Korrektuese në Dubravë”, ka thënë Nikçi.

You may also like