Lajme

Arbërie Nagavci tregon pse Vetëvendosje nuk iu bashkua LDK-së në Kuvend

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk kanë qenë në dijeni për hapin që do të ndërmerrte LDK, për t’u rikthyet në Kuvend edhe pasi që kryetari, Kadri Veseli, kishte njoftuar se seanca e sotme është shtyrë për nesër.

“Proceduralisht duhet të përfundojë një seancë që të fillojë seanca tjetër”, ka thënë Nagavci, njofton Klan Kosova.

“Ne deputetët e Lëvizjes kemi qenë gjithë ditën në Kuvend. Është krejtësisht jologjike që të shkonim vetëm opozita që të diskutonim për çështjet që kemi arritur një kompromis”, ka thënë ajo si mysafire në edicionin e lajmeve të orës 23:00.

Sa i përket çështjes së dialogut me Serbisë, Nagavci ka thënë se Vetëvendosje ka qenë konsistente në qëndrimin e saj.

“Është mirë që edhe LDK ka reflektuar dhe ka parë se qëndrimet tona janë ato të duhurat. Duket se në Republika e Kosovës kur tashmë kemi një gjyqësor të kapur, një legjislativ që nuk është funksionale dhe protestat dhe revoltat qytetare mbeten rruga e vetme drejt zgjedhjeve të reja që të sjellin një qeveri legjitime”.

“Është e qartë që vendimi i mbrëmshëm i kryesisë ishte skenar tendencioz që të pengonte opozitën të mbante seancë e thirru nga opozita në orën 10, ku do të pamundësonte pjesëmarrjen e Thaçit në bisedime dhe që askush s’ka të drejtë të bisedojë për territorin e vendit. Qeveria e Haradinajt nën shtytjet e Thaçit thirri këtë seancë që të pamundësonte seancën e thirru nga opozita, që të legjitimonin pjesëmarrjen e Thaçit në bisedime”.

“Ajo që u pa sot është e vërteta se kjo qeveri dhe kuvendi s’e ka minimumin e votave për të kaluar çfarëdo marrëveshje. Ata e patën pjesë edhe Listën Serbe për të negociuar me Serbinë”.

“Askush nga opozita dhe as deputetët e LDK-së dhe partitë tjera nuk morën pjesë në seancë për të pamundësuar kuorumin. Është një veprim politik. Kjo u bë që të pamundësohet që të miratohet ekipi negociues. Presim qe para datës 7 shtator të aprovohet në kuvend rezoluta për të cilën do të diskutojmë”.

You may also like