Lajme Rajoni dhe Bota

Arabia Saudite akuzon Iranin për sulmet në Aramco

Ministri i Shtetit i Arabisë Saudite për Punët e Jashtme, Adel al-Jubeir ka deklaruar se Irani është përgjegjës për sulmet në Aramco, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi të sigurt se raketat që për objektiv kishin Aramco-n erdhën nga veriu, jo nga Jemeni. Arabia Saudite po përpiqet të gjejë pikën nga ku janë shkrepur raketat”, tha Adel al-Jubeir në një konferencë për media.

“Sulmi ndaj fabrikës saudite të naftës ‘Aramco është kryer me armë iraniane. Kjo është arsyeja pse ne e konsiderojmë Teheranin përgjegjës për sulmin”, shtoi ai.

Dronët goditën dy uzina të Aramco-s në veri të Arabisë Saudite në një sulm të pretenduar nga rebelët Huthi në Jemen më 14 shtator.

Që nga viti 2015, koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka luftuar ndaj rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen. Mijëra jemenas u vranë dhe vendi u zhyt në prag të urisë.

Në muajt e fundit, Huthit, raketat balistike me rreze të mesme dhe të gjata të cilat zakonisht interceptohen nga sistemet e mbrojtjes ajrore saudite, kanë targetuar pjesë të caktuara strategjike të Arabisë Saudite me dronë të armatosur.

You may also like