Ballina Lajme

Apostolova bën thirrje për zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse në veri

Të dielën qytetarët e katër komunave veriore të vendit: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan do të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave.

Për votimet e 19 majit ka dalë sot me një deklaratë edhe shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

“Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme që ofrojnë një përzgjedhje domethënëse të kandidatëve janë themeli i demokracisë. BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor”.

” BE-ja thekson rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vëzhgues të BE-së nga zgjedhjet e kaluara. Puna duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjen e fundit të arritur në mes të gjitha partive politike në Kuvend’, thuhet në deklaratën e saj.

You may also like