Ballina Lajme Uncategorized

Ambasadori amerikan në Beograd tërbon serbët, ua tregon hartën e Kosovës si shtet i pavarur

Kyle Scott ka vizituar sot shkollën “Zarko Zrenjanin” ku zgjoi reagime të shumta.

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka vizituar sot shkollën “Zarko Zrenjanin” ku para nxënësve shfaqi një hartë ku Kosova paraqitej si shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë, duke zgjuar reagime të prindërve dhe fëmijëve.

Pasi ata iu drejtuan me fjalët: “Kosova është Serbi”, ambasadori kaloi në faqën tjetër sikur nuk ndodhi asgjë, raportojnë mediat serbe, përcjell lajmi.net.

“Jam shokur kur në një hartë të paraqitur nga ambasadori shihej Serbia pa Kosovën. Fëmijët filluan të brohorisnin Kosova është Serbi dhe ai kaloi në faqen tjetër. Nuk kam mundur të besoj se kjo ndodh në mes të Serbisë, në një shkollë. Turp”, ka thënë Nevojsa Mediq, babai i një prej nxënësve që përcolli vizitën e ambasadorit amerikan.

You may also like