Ballina Lajme

Ambasada amerikane: Votimi i demarkacionit konfirmon vendin e Kosovës në Evropë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një deklarata për media ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është një arritje e rëndësishme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë.

Ambasada amerikane përmes kësaj deklarata uron popullin e Kosovës, ndërsa thekson se tani Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre te çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyjnë Kosovën përpara drejt sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe aspiratave euro-atlantike.

“Urime popullit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi! Ratifikimi është një arritje e rëndësishme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë. Çdo deputet i Kuvendit që votoi për të ratifikuar këtë marrëveshje, mund të jeni krenar që e dini se keni bërë veprimin e duhur dhe të guximshëm për të mirën e shtetit tuaj. Tani Kuvendi dhe qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre te çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyjnë Kosovën përpara drejtë sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për arritjen e integrimit të plotë në familjen evropiane të kombeve”, thuhet në komunikatën e Ambasadës amerikane.

You may also like