Ballina Lajme

Aksident i rëndë në Gjilan, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak minutash në fshatin Cërnicë të Komunës së Gjilanit.

Si pasojë e këtij aksidenti ka bërë që fatkeqësisht një person të ndërroi jetë, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline” zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Mund të konfirmojë se nga aksidenti në fshatin Cërnicë të Gjilanit ka humbur jetën një person ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar”, ka thënë Hashani.

Më tej, ai ka treguar se Policia tani është në vendin e ngjarjes. Sipas tij, rasti është duke u hetuar.

You may also like