Ballina Lajme

Abelard Tahiri sqaron në mënyrë të tërthortë të ardhmen e tij si ministër

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të qartë në mënyrë indirekte të ardhmen e tij.

Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të meideve ditë më parë rreth dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të drejtësisë, shkruan TemaDitore.com.

Ai ka shkruar do ta vazhdojë angazhimin e tij politik dhe funksional në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Më poshtë e gjeni postimin e tij në Facebook:

Kryefjala e angazhimit tim politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe kontributi për një shtet dhe shoqëri moderne që udhëhiqet nga parimet më të ndritura të demokracisë dhe mundësive e trajtimit të barabartë për të gjithë. Sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim dhe dinamikë të shtuar do të shtojmë edhe rezultatet./TemaDitore.com

You may also like