OP/ED

3000 mijë monitorues ruso – serbë, në kufi! Çfarë duhet të bëjmë?

Shkruan: Fadil Maloku-Sociolog

A janë këto shenja, për njē konflikt të ri në Ballkan?

1. Kosova nuk i ka as kapacitetet e as kuadrot e përgaditur për një sfidë të tillë kundërshtuese. Sfida e kundërshtimit ndaj një agresioni të tillë tē sofistikuar, u mbetet miqeve dhe aleateve tanë, të cilët shihet nëse e kanē interesin e tyre gjeostrategjik e politik për të iu kundërvënë kësaj agjende ruso-serbe.

2. Ajo çka na duhet neve në këto momente, është uniteti politik i gjitha subjekteve tona, në mënyrë qē të dëshmojmë racionalitet dhe pragmatizëm institucional. E jo të fragmentuar, të futemi në këto sfida serioze, në tē cilat mund edhe të vuloset fati jo vetëm i Kosovës, por, edhe i gjithë fati i kombit shqiptar. Duhet të kemi parasysh, që rendi i ri botërorë, është luhatur aq shumë sa po tunden edhe vlerat dhe sistemi i ikonografisē së BE-ne! Ajo tani me tundimin e rendit të ri botërorë, që avokonte vlerat multietnike, multifetare, e multikulturore, si vlera universale, është duke u zëvendësuar me vlerat nacionale, etnike, fetare e kulturore.

3. Ne si shqiptar, në këtē pjesë të botës, duhet të kemi përgjigje në këto alternativa globale e kontinentale të kohës. Ndryshe, do mbesim sërish në bisht tē ngjarjeve dhe proceseve në horizont. Pra, ne duhet të kemi plane të detajizuara, për situata hipotetike dhe reale kërcnuese në rajonin tonë,jo të presim me “duar në xhepa” opsione e zgjidhje nga miqët e aleatët tanë (të cilët kanē telashet e veta gjeostrategjike, në rajon) natyror dhe të interesit. Koha jonē është sfidë reale sociale, politike, ekonomike, etj. për të gjitha kombet e shtetet serioze…Ndryshe, ështē duke na pritur njē konflikt i ri nē Ballkan!

You may also like