Ballina Lajme

​Ish-luftëtarët e UÇK-së protestojnë për pastrimin e listave

Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së, sot mbajnë protestë, në të cilën do të shpalosen tri kërkesat e tyre, duke përfshirë edhe pastrimin e listave të veteranëve.

Protesta mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe fillon në ora 11:00.

Kërkesat e protestuesve:

1. Pastrimin e listave te veteranëve,

2. Njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre qe si pasojë e luftës vuajnë nga sëmundjet e ndryshme,

3. Shkarkimi i komisionit invalidor i tanishëm, i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po jua refuzon njohjen, kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidit.

You may also like